
Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, me pasojë dy të lënduar.
Policia bën me dije se në fshatin Shirgjan, automjeti me drejtues shtetasin G. K, 35 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi M. D, 24 vjeç.
Raportohet se janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve, dhe se po kryejnë ekzaminimet e nevojshme në Spitalin Rajonal Elbasan.
Ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkoh policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.