Aktualitet

Jamarbër Malltezi kërkon lirinë, gjykata merr VENDIMIN!

Shkruar nga Liberale

Jamarbër Malltezi kërkon lirinë, gjykata merr VENDIMIN!

Gjykata ka vendosur të shtyjë për në datën 30 qershor shqyrtimin e kërkesës së Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtepie” që është caktuar ndaj tij në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Kujtojmë se Malltezi ndodhet nën hetim për çështjen e privatizimi të ish kompleksit “Partizani”, për të cilat SPAK ka ndërmarrë hetime të zgjeruara ndaj disa individëve të përfshirë në skema të dyshuara favorizimi dhe shpërdorimi detyre.

Po në të njëjtën datë është caktuar edhe seanca e parë në themel për dosjen e “Partizani”, ku të pandehur për korrupsion janë Jamarbër Malltezi, ish-kryeministri Sali Berisha si dhe tre biznesmenë të tjerë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH