Kronikë

Aksident i rëndë në Delvinë, i mituri në timon me shokët e tij, makina përfundon në përrua

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në Delvinë, i mituri në timon me

Një aksident i rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Bajkaj të Delvinës mbrëmjen e sotme. Policia tha se një i mitur ka qenë duke drejtuar makinën tip “Benz” kur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke përfunduar në një përrua.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar i mituri që drejtonte makinën dhe 2 të mitur të tjerë që udhëtonin me këtë automjet të moshave 13 dhe 15 vjeç, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas raportimeve paraprake, njëri nga adoleshentët është në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej të miturve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH