Aktualitet

Abuzime në ARRSH-në e Durrësit, në pranga disa zyrtarë

Shkruar nga Liberale
Abuzime në ARRSH-në e Durrësit, në pranga disa zyrtarë

Abuzimet me tenderat për mirëmbajtjen e rrugëve kanë sjellë arrestimin e disa zyrtarë të Autoritet Rrugor Shqiptar në Durrës, mëngjesin e sotëm.

Operacioni i kryer nga policia dhe prokuroria e Durrësit ka çuar në pranga disa drejtorë dhe inxhinierë të lartë të Autoritetit Rrugor. Dëmi financiar llogaritet përafërsisht mbi 200 milion lekë të vjetra dhe kjo ka sjellë ngritjen e një çështje penale në policinë dhe prokurorinë e Durrësit.

Ky operacion është ende në zhvillim e sipër, megjithatë përveç të arrestuarve, emrat e të cilëve pritet të zbulohen nga policia, në kërkim është shpallur edhe biznesmenin Mustafa Koka. /Lapsi.al

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH