Aktualitet

A e keni takuar Charles McGonigal? Peleshi jep 'llogari' para Komisionit të Sigurisë

Shkruar nga Liberale
A e keni takuar Charles McGonigal? Peleshi jep 'llogari' para

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u pyet në lidhje me ish zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinant Xhaferraj e pyeti nëse kishte takuar ndonjëherë, ndërsa Ministri Peleshi u shpreh se edhe nëse do ta bënte nuk do të përbënte ndonjë lajm.

Pjesë nga debati:

Deputeti Ferdinant Xhaferraj: E keni takuar ndonjëherë McGonigal ju apo drejtori i policisë?

Ministri Niko Peleshi: Po s’u përgjigja do duket sikur kemi ndonjë gjë për të fshehur.

Xhaferraj: Kur vjen një zyrtar i lartë i FBI takon kreun e SHISH, drejtorin e Policisë, kreun e SPAK, ai nuk takon vetëm kryeministrin, prandaj ju pyeta.

Niko Peleshi: E para nuk e përcaktoj dot unë hapësirën se ku duhet të diskutoni ju, unë jam këtu për të dhënë llogari dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve. Mund të bëni dhe pyetje jashtë temës. Unë këtu kam ardhur si Ministër i Mbrojtjes ndaj na u drejto në pozicionin për të cilin jemi thirrur. Jo nuk e kam takuar, nuk e di drejtori, por dhe po ta kisha takuar nuk besoj se nuk përbën ndonjë lloj lajmi, pasi ne kur takojmë dikë nuk mund të shtiem fall dhe të parashikojmë që në të ardhmen nuk do kenë asnjë akuzë nga vendi i tyre.

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH