Aktualitet

7 raste të reja në Fier, infektimi në një ceremoni mortore

Shkruar nga Liberale
7 raste të reja në Fier, infektimi në një

ISHP raportoi për 124 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ku 7 prej tyre ishin në Fier.

Sipas abcnews.al të infektuarit janë raste kontakti të disa pacientëve të konfirmuar me koronavirus dy ditë më parë.

6 prej të infektuarve janë brenda nga Fieri, kurse 1 prej tyre mësohet të jetë nga Patosi. Të gjithë ata janë të afërm të një familjeje të konfirmuar me koronavirus dy ditë më parë dhe janë infektuar gjatë një ceremonie varrimi në Cakran.

Me 7 rastet e sotme Fieri numëron aktualisht 105 raste aktive me koronavirus.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH