Aktualitet

Emigrantët zgjedhin të dërgojnë më shumë para në familjet shqiptare, zbulohen shifrat

Shkruar nga Liberale
Emigrantët zgjedhin të dërgojnë më shumë para

Rriten remitancat, emigrantët dërgojnë më shumë para në familjet shqiptare

Dërgesat e emigrantëve në periudhën korrik-shtator kanë arritur në vlerën 233 milionë euro, që është shifra më e lartë e dërguar në një sezon  3-mujor, që prej vitit 2008 kur janë raportimet e para të Bankës së Shqipërisë.

Ndërkohë, brenda 9 muajve të parë të vitit 2023, emigrantët kanë sjellë 677 milionë euro, 58 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Vlera e remitancave mund të jetë më e lartë, pasi ka emigrantë që zgjedhin që paratë për familjarët e tyre t’i sjellin cash dhe jo nëpërmjet kanaleve formale.

Një trend të tillë e raporton edhe Eurostat, i cili flet për nivelin më të lartë të dërgesave vjetore përgjatë dekadës së fundit.

Ekonomia vendase është e varur nga këto ndihma, të cilat mbulojnë kostot e jetesës së më shumë se 40 mijë familjeve dhe mijëra pensionistëve.

Gjermania dhe Anglia janë vende nga ku transferohet pjesa më e madhe e parave, ndryshe nga disa vite më parë, kur dominonin Greqia dhe Italia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH