
Edicioni i tretë i Big Brother Vip nis së shpejti dhe deri më tani janë bërë publik disa nga personazhet e njohura që do të jenë pjesë e këtij formati.
Këngëtarja e njohur Bleona Qereti, sipas burimevd të gazetës Panorama, duket se i ka thënë ‘PO’ ftesës së ‘Big Brother Vip 3’, duke iu shtuar listës së personazheve që do të marrin pjesë në edicionin e tretë të këtij show televiziv.
Theksojmë se prej kohësh, Bleona ka qenë larg vëmendjes së mediave tona, ndërsa duket se po tenton sërish famën në Shqipëri duke marrë pjesë në formatin e famshëm si konkurrente e BBV.