Aktualitet

15 mijë kuota bosh nga raundi i parë, degët ku ka mungesa të shumta për studentë

Shkruar nga Liberale
15 mijë kuota bosh nga raundi i parë, degët ku ka mungesa të

Janë afro 15 mijë kuota të mbetura bosh nga raundi i parë i regjistrimeve për në universitete. Arjan Xhelaj, nga rrjeti akademik shqiptar thotë se numri i maturantëve që kërkojnë të ndjekin studimet e larta për në universitet është më i ulët se kuotat e përcaktuara, në të gjitha programet e studimit.

“Janë regjistruar 15 mijë nxënës në raundin e parë, duke patur parasysh që kishim 150-160 çrregjistrime dhe janë po e njëjta sasi kuotash në dispozicion për të studiuar”.

Degët ku ka mungesa më të shumta janë shkencat e natyrës dhe universiteti bujqësor.

Në 15 degë nuk ka asnjë kuotë të lirë.

“Janë plotësuar në 15 degë, degët mjekësore, inxhinierike, arkitektuara, artet dhe janë drejt ezaurimit në universitete rajonale, infermieria dhe mamia. Janë 6 mijë maturantë nga raundi i parë që nuk u regjistruan në asnjë program regjistrimi dhe rreth 3 mijë maturantë të rinj, nga matura e vjeshtë apo edhe ata nga Kosova kanë mundësi të aplikojnë me e-Albania”.

Faza e dytë e regjistrimeve për në universitet nis më 3-12 Tetor në 5 faza 48 orëshe.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH