Politikë

10 familje me origjinë shqiptare u prekën nga tërmeti tragjik në Turqi

Shkruar nga Liberale
10 familje me origjinë shqiptare u prekën nga tërmeti tragjik

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka deklaroi sot se asnjë qytetar me shtetësi shqiptare nuk është prekur nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Nuk kemi asnjë informacion që shqiptarë të kenë qenë rezidente të këtyre zonave apo të kenë humbur kontaktet me familjarët e tyre.

Kemi pasur informacion për rreth 10 familje me origjinë shqiptare, të parët e tyre janë zhvendosur në Turqi 100 vite më parë.

Pra jo me nënshtetësi shqiptare, por me origjinë shqiptare, që fatmirësisht janë në kontakt me të afërmit e tyre pavarësisht se e kishin humbur në momentet e para” tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH