Politikë

Pranvera Kastrati emërohet drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s! Ja si ka reaguar Rama

Shkruar nga Liberale.al

Pranvera Kastrati emërohet drejtoreshë e Sekretariatit të

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të rëndësishëm në rrjetin social Facebook, duke bërë të ditur se Pranvera Kastrati është emëruar si drejtoreshë e re e Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore).

Ky emërim konsiderohet një sukses dhe një moment krenarie për Shqipërinë, pasi për herë të parë një shqiptare do të udhëheqë këtë institucion të rëndësishëm rajonal. Sipas Ramës, Kastrati do të punojë me të gjitha vendet anëtare për zbatimin e marrëveshjes dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon.

“Një moment krenarie për të gjithë, emërimi i shqiptares Pranvera Kastrati në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s. Tashmë një përfaqësuese e Shqipërisë do të punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimit të integrimit me Tregun e Vetëm të BE-së”, shkruan Rama.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH