Politikë

Lirimi i hapësirave publike/ Rama paralajmëron: Nuk do të ndalemi në qytete, bregdete apo zonat e mbrojtura!

Shkruar nga Liberale
Lirimi i hapësirave publike/ Rama paralajmëron: Nuk do të ndalemi

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se deri nesër do të çlirohen rreth 20 mijë metra katrorë hapësira publike në Tiranë, si dhe do të vijojë puna në qytete të tjera, bregdet dhe zona të mbrojtura.

Kreu i qeverisë theksoi se fenomeni i ndërtimit të paligjshëm do të trajtohet me masa të forta dhe çlirimi i hapësirave publike do të vazhdojë pa ndërprerje për të rikthyer ato për qytetarët dhe për të mbrojtur mjedisin.

“ Sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara, ndërkohë që puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenomen dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo…

Në ndërkohë po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0 për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas.

Ndërsa për vendosjen e tavolinave jashtë, së shpejti do t’u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët 25% njësia e shërbimit. Dhe nuk do të lejohet asnjë lloj strukture e ndërtuar në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme e vetëm atje ku ka një projekt të mirëfilltë urbanistik.“

 

 

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH