Aktualitet

Zëdhënësi i Metës "shpërthen" ndaj Ballës: Nuk zure mend edhe pse...

Shkruar nga Liberale
Zëdhënësi i Metës "shpërthen" ndaj

Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili në mbledhjen e komisionit të Venecias ku u miratua raporti përfundimtar për kreun e Shtetit tha se ky i fundit nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog duke shtuar se ai shkeli të drejtën themelore për t’u zgjedhur.

Balla gjithashtu ka bërë disa propozime gjatë kohës që ndodhej në Komisionin e Venecias, ndërsa Blushi shkruan në një postim në Facebook se propozimet e "Tao Tao-s gajasën sot të madh e të vogël". 

"Propozimet e Tao Tao-s gajasën sot të madh e të vogël në Komisionin e Venecias.

Hëngri një dajak të fortë, por mënd nuk zuri, dhe vazhdon propogandën bajate me titra të porositura.

I kujtoj Tao Tao-s “hurin” që mori nga raporteri i çështjes për rrjedhjen në media të Draf-Opinionit, për keqpërdorim politik. Dhe nëse nuk është ftilluar akoma, ai dhe delegacioni që e shoqëron, le të bëjnë një vizitë në Bienalen e Venecias, se ndoshta u bie stresi.

Sa për Presidentin, çështja është e qartë si kristali: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS.

Tani të gjithë të bashkuar të mbështesim kuqezinjtë në sfidën e mbrëmjes.",  shkruan Tedi Blushi. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH