Globi

Zbuloni se çfarë janë në gjendje të bëjnë avionët luftarakë F-16 dhe MiG-29

Shkruar nga Liberale
Zbuloni se çfarë janë në gjendje të bëjnë

Ukraina po kërkon avionë luftarakë të tipit F-16 apo MiG-29. Po si funksionojnë avionët luftarakë, pse janë ata të rëndësishëm dhe pse kërkohet stërvitje speciale, kur fluturon me një avion luftarak. Në ngjitje presioni që ushtrohet mbi trup është shumë herë më i madh se forca e gravitetit. Vetëm trajnimi i mirë i trupit dhe veshja e pantallonave speciale që ushtrojnë presion mbi gjakun e këmbëve, të ndihmojnë të ruash vetëdijen.

Njeriu rrallë udhëton me shpejtësi 900 km në orë. “Shpejtësia të merr frymën”. Kështu thotë ish-piloti i forcave ajrore gjermane, Joachim Vergin, kur tregon se çfarë ndjen njeriu kur fluturon me një avion luftarak. Ajo çfarë ndjen mund të krahasohet me ndjenjën që ke kur hipën në roller coaster, por nuk është tamam ashtu, sepse forcat e avionit janë dy herë më të forta. Përveç kësaj, gjatë një beteje në ajër duhen vënë në lëvizje sistemet e shumta të armëve. Për të luftuar, për t’u shmangur, për t’u mbrojtur. Në raste serioze lufta është për jetë a vdekje, dhe avioni fluturon shpesh me shpejtësinë e zërit. Aktualisht janë duke u zhvilluar diskutime nëse duhen plotësuar kërkesat e Ukrainës për avionët luftarakë si F-16 ose MiG-29. Për herë të parë avionët luftarakë janë përdorur në Evropë në Luftën e Dytë Botërore. Me motorin reaktiv që kanë avionët luftarakë, ata fluturonin me shpejtësi shumë më të madhe se avionët me helikë, që ishin përdorur deri në atë kohë…lexo ketu shkrimin e plotë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH