Aktualitet

Tragjedi në Divjakë/ 65-vjeçari gjendet i vdekur në kanal

Shkruar nga Liberale.al

Tragjedi në Divjakë/ 65-vjeçari gjendet i vdekur në kanal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku një burrë është gjetur i pajetë në një kanal kullues pranë fshatit Goriçaj. Viktima është identifikuar si Mina Gjini, 65 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, i cili mblidhte kanoçe. Ai kishte humbur kontaktet me familjarët e tij ditën e djeshme, ndërsa trupi i tij u gjet rreth orës 18:00 nga kalimtarë të rastit.

Policia ka konfirmuar se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, duke dyshuar për një aksident. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH