Në fushën e historisë, më 8 maj 1886 u shërbye për herë të parë "Coca-Cola" në një farmaci në Atlanta, ndërsa më 1912 u themelua Paramount Pictures, një nga studiot më të vjetra të filmave në botë.
Fillimisht u reklamua si pije freskuese me veti kuruese për lodhjen, dhimbjen e kokës dhe problemet nervore. U krijua nga farmacisti John Pemberton dhe përmbante ekstrakte nga fletët e kokës dhe arrat e kolës, ndaj edhe emri “Coca-Cola”.
Në ditën e parë, u shitën vetëm nëntë gota. Me kalimin e viteve, pija u bë një nga produktet më të njohura në botë, duke u kthyer në simbol të kulturës amerikane dhe më gjerë.
8 maji mbetet një datë e veçantë në historinë e pijes më të njohur me gaz në botë.