Kompania teknologjike kineze Baidu, e njohur si motori më i madh i kërkimit në Kinë, ka njoftuar se është duke zhvilluar një sistem që mund të përkthejë tingujt e kafshëve në gjuhë njerëzore duke përdorur inteligjencën artificiale (AI).
Projekti tepër ambicioz është zbuluar përmes një patente të re të regjistruar në Administratën Kombëtare të Pronësisë Intelektuale të Kinës, e cila u bë publike këtë javë. Sipas dokumentit të patentës, sistemi i propozuar do të mbledhë të dhëna të ndryshme nga kafshët, përfshirë vokalizimet, sjelljet dhe sinjalet fiziologjike, për të ndihmuar dhe për t’i analizuar me një algoritëm më të avancuar me ndihmën e AI.