Kryebashkiaku i Bukureshtit, centrist i Rumanisë Nicusor Dan, (nikushor Dan) fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të dielën, në atë që u quajt një fitore tronditëse ndaj rivalit të tij të djathtë nacionalist i cili ishte zotuar ta fuste Rumaninë në një rrugë të frymëzuar nga politikat e presidentit Donald Trump.
Ishin rezultatet finale që treguan se Dan mori rreth 54% të votave ndërsa rivali i tij George Simion (Xhorxhe Simion) mori 46.4% të votave.
Simion kishte fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dy javë më parë dhe sondazhet e fundit e nxirrnin atë fitues të këtyre zgjedhjeve, por këto sondazhe nuk kishin të përfshirë votën e diasporës.
55 vjecari Nicusor Dan dhe kandidat pro bashkimit Europian e NATO-s, i diplomuar si matematicien fitoi në minutën e fundit me premtimin per të luftuar korrupsionin dhe per te vijuar ndihmat per Kievin, pasi George Simion 38 vjecari udheheqes i partise Uniteti i Romuneve ishte zotuar t'i jepte fund ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe të ndërmerrte një sere hapash për t'u larguar nga NATO.
Në orët e vona të së dielës jashtë selisë së Kryebashkiakut dhe fituesit të zgjedhjeve presidenciale Nicusor Dan dhjetëra mbështetës të tij brohoritën “Rusi, mos harro, Rumania nuk është e jotja”.
Ne fjalimin emocional pas fitores, Nicusor Dan iu tha mbështetësve të tij se ajo çfarë shoqëria romune kishte bërë javët e fundit kishte qenë dicka e jashtëzakonshme ndërsa bëri thirrje për unitet kombëtar.
"Një komunitet rumunësh që duan një ndryshim të thellë në Rumani fitoi", tha Dan.
Mihai, një nga shumë mbështetës të Danit që u mblodhën jashtë selisë së tij elektorale në kryeqytet, i tha BBC-së se ishte "shumë i shqetësuar për Simionin".
"Dua të zgjedh rrugën pro-evropiane. Është e vetmja rrugë. Është me të vërtetë e rëndësishme", shtoi ai.
Zgjedhjet e të dielës në Rumani u zhvilluan gjashtë muaj, pasi një votim fillestar ku u shpall fitues kandidai I ekstremit të djathtë Calin Georgescu u anulua për shka të ndërhyrjes së dyshuar të Moskës.
Një pjesmarrje rekord, më e larta në 25 vite u shënua në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë të dielën pasi 64% e qytetarvëve me të drejtë vote shprehën vullnetin e tyre politik. Në mesin e këtyre votuesve ishin edhe 1,64 milionë nga Diaspora.
Rumunët janë përgjithësisht të pakënaqur me dominimin e partive kryesore dhe trazirat në këtë shtet anëtar të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, u intensifikuan në fillim të këtij muaji kur qeveria u rrëzua sepse kandidati i saj nuk kishte arritur të kalonte raundin e dytë.
Ndërsa, Nicusor Dan bëri fushatë për luftën kundër korrupsionit dhe ruajtjen e mbështetjes për fqinjin verilindor Ukrainën, Simion sulmoi BE-në dhe bëri thirrje për ndërprerjen e ndihmës për Kievin.
"Rusi, mos harro, Rumania nuk është e jotja", brohoritën mbështetësit e Danit.