Globi

Kriminelët dërgohen në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

Shkruar nga Liberale

Kriminelët dërgohen  në xhungël! Burg i sigurisë

Franca ka njoftuar ndërtimin e një burgu të ri të sigurisë së lartë në Guajanën Franceze, një territor i saj përtej detit në Amerikën e Jugut, për të strehuar trafikantë të drogës dhe islamistë radikalë. Nisma u bë publike nga ministri francez i Drejtësisë, Gérald Darmanin, gjatë vizitës në rajon.

Ai tha gjithashtu se kjo qendër do të shërbejë për të ndaluar personat në fillim të zinxhirit të trafikut të drogës, por gjithashtu për të izoluar drejtuesit kryesorë të rrjeteve kriminale që veprojnë në Francën kontinentale. Distanca e madhe nga toka franceze, sipas tij, do t’i bëjë të pamundur komunikimin me rrjetet e tyre.

Vendimi vjen pas një val sulmesh të dhunshme të lidhura me bandat kriminale, përfshirë sulme të armatosura ndaj burgjeve në Francë. Në disa raste, autorët kanë pretenduar se veprojnë “në mbrojtje të të burgosurve”.

Burgjet në Francë kanë pasur probleme të vazhdueshme me futjen ilegale të celularëve, të cilët përdoren për të ruajtur kontaktet me rrjetet kriminale nga brenda.

Ndërtimi i burgut në Guajanën Franceze është pjesë e një pakete më të gjerë masash të reja anti-krim të qeverisë franceze, që përfshijnë krijimin e një degë të specializuar të prokurorisë për krimin e organizuar, rritjen e fuqisë së hetuesve dhe mbrojtje ligjore të veçantë për informatorët.

Ndërtesa do të ndërtohet në një “kryqëzim strategjik” për trafikantët e drogës, sidomos ata që vijnë nga Brazili dhe Surinami – dy vende të cilat ndodhen pranë kufijve të Guajanës Franceze.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH