Një nga momentet më të komentuara të ditëve të fundit në “Ferma VIP” ka qenë pa dyshim mbërritja spektakolare e një helikopteri mbi fermë, i cili hodhi trëndafila për konkurrenten Nur Al Khazali. Ky gjest misterioz shkaktoi reagime të shumta në rrjet, me fansat që spekulonin për një histori dashurie që po lindte në prapaskenë.
Sot në “Ferma Club”, vetë Nur vendosi të zbulojë autorin e këtij gjesti romantik: Djonis Biba, fituesi i sezonit të parë të “Ferma VIP”.
“Lulet m’i ka dërguar Djonisi. E ka postuar edhe në Instagramin e tij. Nuk kam pse ta fsheh. E falenderoj shumë. Kemi një miqësi të vogël, dhe ishte një ndihmë e tij në mënyrë shoqërore,” u shpreh ajo, duke sqaruar se mes tyre ekziston vetëm një raport miqësor.
Megjithatë, ky sqarim nuk e ndaloi publikun nga spekulimet, ndërkohë që pritet me interes nëse kjo “miqësi” do të zhvillohet më tej jashtë fermës.