Një baba 68-vjeçar i akuzuar për drogimin e dy vajzave të tij dhe përdhunimin sistematik të tyre për një vit është arrestuar nga policia braziliane.
I moshuari, emri i të cilit nuk u bë i ditur nga policia në Juazeiro do Norte, në shtetin e Cearës, Brazil , i lidhi motrat në dyshekë të mbuluar nga jashtëqitje njerëzore dhe mbeturina në një burg të improvizuar në shtëpinë e tij, theksoi policia.
Fotot tronditëse të provave të policisë tregojnë njërën nga vajzat me këmbët e lidhura, me një shall të improvizuar, ndërsa motra tjetër është në koma në një shtrat me njolla.
Të dyja motrat ishin të dobëta dhe thuhet se vuanin nga kequshqyerja e rëndë dhe dehidratimi. Ato u shpëtuan në një bastisje policore më 5 maj, pas një informacioni që iu dha policisë nga një fqinj i tmerruar.
Burimet i thanë policisë se ata besonin se ai i kishte abuzuar ndaj tyre për të paktën një vit. Motrat, 36 dhe 38 vjeçe, janë shtruar në një spital.
Policia thuhet se mori një informacion anonim në lidhje me kushtet në të cilat po mbaheshin gratë dhe mbërriti në shtëpi për të zbuluar atë që raportet e përshkruajnë si një 'burg privat'.
/Liberale.al/