Në Gjermani, policia arrestoi vrasësin e dyshuar të autores gjermane bestseller Alexandra Fröhlich, trupi i pajetë i së cilës u gjet në shtëpinë e saj në Hamburg. Sipas Bild-it, ai është djali i shkrimtares, i cili dyshohet se rrahu për vdekje nënën e tij dhe e vrau. 58 vjeçarja ndërroi jetë natën e 22 prillit dhe ishte 22 vjeçari, i cili lajmëroi policinë rreth orës 05:20 të mëngjesit.
Ka një pikë kthese të mundshme në rastin e shkrimtares 58-vjeçare, e njohur më së shumti për thrillerët e saj, të cilët shpesh kryesojnë top-listën. Për momentin, policia e Hamburgut ka konfirmuar zyrtarisht arrestimin e një 22-vjeçari, por sipas shtypit gjerman bëhet fjalë për njërin nga tre fëmijët e Fröhlich-ut.
Një ditë para se të vdiste, shkrimtarja ishte parë nga fqinjët duke bërë barbekju me fëmijët e saj. Referuar gazetës gjermane Bild, ishte njëri nga djemtë e Fröhlich-ut që lajmëroi policinë rreth orës 05:20 të mëngjesit të 22 prillit dhe siç shton Bild, dyshohet se i njëjti vrau nënën e tij. Tani i riu ndodhet në paraburgim.
Shkrimtarja kishte rreth gjashtë muaj që jetonte në një shtëpi varkë prej 90 metrash katrorë në Hamburg të Gjermanisë. Romani që e bëri të njohur ishte ai me titull “Vjehrra ime ruse dhe katastrofa të tjera”, botuar në vitin 2012, në të cilin përshkroi disa elementë biografikë.
Fröhlich ishte martuar me një burrë me origjinë ruse, nga i cili më pas u divorcua. Libri pati një sukses të madh dhe u përfshi në listën e bestsellerëve të revistës javore Der Spiegel. Fröhlich më pas iu dedikua zhanrit thriller.