Presidenti francez Emmanuel Macron bëri me dije se ka biseduar disa herë me presidentin amerikan Donald Trump.
Sipas tij në fokus të diskutimeve ka qenë padyshim situata në Ukrainë, që pavarësisht përpjekjeve nuk ka ndryshuar. Duke vënë theksin te armëpushimi 30-ditor pa asnjë kusht, Macron shkruan se me europianët e SHBA-të në krah, janë mëse të vendosur t’i përgjigjen Rusisë në rast se nuk bën asnjë përpjekje për t’i dhënë fund luftës.
“Fola disa herë mbrëmjen e shkuar me Donald Trump. E përgëzoj për thirrjen e fortë për një armëpushim pa kushte 30 ditë në Ukrainë, në linjë me partnerët tanë britanikë e nordikë. Ukraina e ka shprehur dakordësinë e vet për këtë marrëveshje armëpushimi, që dy muaj më parë. Pres që Rusia të bëjë të njëjtën gjë.
Por meqë deri më tani kemi dështuar në realizimin e këtij qëllimi, jemi gati të përgjigjemi me vendosmëri sëbashku me europianët dhe në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara”, shkruan Macron në llogarinë e tij në platformën X.