Globi

Paradë madhështore për Ditën e Fitores në Moskë/ Putin: Krenarë për trimërinë tonë!

Shkruar nga Liberale

Paradë madhështore për Ditën e Fitores në Moskë/

Një ditë pas festimeve të Ditës së Fitores në Evropë, Rusia ka organizuar një paradë madhështore në Moskë për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe për të treguar fuqinë e saj ushtarake.

Në ceremoni morën pjesë mijëra trupa ushtarakë që bëjnë paradë në Sheshin e Kuq së bashku me qindra automjete e tanke luftarake.

Të ftuar të profilit të lartë, aletë të Putinit si Xi Jinping i Kinës apo Lula Da Silva i Brazilit janë vendosur në rreshtin e parë duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm në krahasim me listën e të ftuarve të vitit të kaluar, e cila ishte e kufizuar.

Në ceremoni është gjithashtu kryeministri sllovak Robert Fico, i vetmi udhëheqës i BE-së, si dhe presidenti I Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të dy të kritikuar nga  Brukseli.

Në fjalën e Tij putin tha se nuk do të bjerë dakord që ngjarjet e Luftës së Dytyë të tjetërsohen.

“Unë zotohem për të ruajtur dinjitetin e ushtrisë ruse dhe do të qëndroj gjithmonë kundër nazizmit, rusofobisë dhe antisemitizmit. Jemi krenarë për trimërinë dhe vendosmërinë e ushtarëve tanë, për guximin që na ka sjellë gjithmonë vetëm fitoren”, tha Putin.

Gjatë fjalës së tij Putin përshëndeti liderin kinez duke e falenderuar për mbështetjen ndërsa përshëndeti nga afër edhe personelin ushtara të Koresë së Veriut në Sheshin e Kuq të cilët kanë ndihmuar Moskën të dëbonte forcat ukrainase nga rajoni i saj Kursk.

Poll
SHQIPENGLISH