Në një intervistë të fundit në emisionin “Ferma Club” të Vizion Plus, gazetari Elton Tozaj ka hedhur dyshime mbi rrëfimin e Albës në “Ferma VIP”.
Ai ka deklaruar se historia e treguar nga ajo nuk është e vërtetë dhe se ai e njeh ish-bashkëshortin e saj. Tozaj ka theksuar se rrëfimi i Albës ishte i ekzagjeruar dhe se ajo po përpiqet të shesë një histori që nuk ekziston.
Ai ka shtuar se Alba ka shmangur pyetjet direkte për të kaluarën e saj dhe se ka folur shpesh për çështje të tjera sociale, si fëmijët në rrugë, por nuk ka dhënë detaje të mjaftueshme për jetën e saj personale.