Vetëm një ditë pasi u zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremtoi Meshën e tij të parë në Kapelën Sistine.
Duke u kthyer në Kapelën Sistine, ku u zgjodh në ditën e dytë të konklavës papnore, Leo XIV kryesoi Meshën me dhjetëra kardinalë të veshur me rroba të bardha.
Robert Prevost lindi dhe u edukua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Çikago, një vend jetësor për financat e kishës. Por ai ishte gjithashtu misionar, pastor dhe peshkop në Peru, i cili drejtoi Komisionin Papnor për Amerikën Latine, një pjesë e botës ku kisha është e gjallë.