Aktualitet

Zbardhja e “21 Janarit”, Hoxha: 4 persona të pafajshëm humbën jetën, duhet vënë drejtësia në vend

Shkruar nga Liberale
Zbardhja e “21 Janarit”, Hoxha: 4 persona të pafajshëm

Gazetari Artan Hoxha u rikthye sot në Zona Zero ku solli ekskluzivisht audio-përgjimin e Ndrea Prendit që çoi “21 Janarin” në SPAK.

Hoxha zbuloi se pse zgjodhi pikërisht emisionin Zona Zero për të publikuar audio-përgjimin, ndërsa shtoi se zbardhja e së vërtetës do të shërbejë për protestat e mëvonshme.

“Arritëm qëllimin primar që ta kthejmë në një çështje të debatuar 21 janarin, dhe më fund të kryhet një hetim gjithëpërfshirës dhe shterues. 4 persona të pafajshëm humbën jetën. Duhet vënë drejtësia në vend. Duhet të shërbejë si masë për protestat që do vijnë. Zgjodha ta publikoja te ty se kemi qenë bashkë në terren.

Kemi atributet e dëshmitarit okular të ngjarjes, kemi parë çfarë ndodhi. Pati tentativa për të hedhur mjegull mbi ngjarjen, ndërsa tani kemi këto detajet e reja. Të mos gjesh dot kur vriten qytetarë mes bulevardit, hajde tani të zbulosh vrasje që ndodhin në skuta të errëta të shtetit.Çështja ime primare është të zbardhet e vërteta. Çështja tani kaloi në SPAK, në fakt duhet të kishte kaluar që në momentin kur SPAK u krijua,” tha Hoxha.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH