Pas 17 viteve transmetim, X Factor nuk do të ketë një sezon të ri. Lajmi është zyrtar dhe thuhet se dorë në këtë vendim ka producenti, njëherësh anëtari i jurisë, Simon Cowell.
Simon do të risjellë një program të ri me muzikë dhe garë.
Thuhet se ky mund të jetë një vendim i përkohshëm për të mos u shfaqur këtë sezon, pra në 2021-shin, por ndoshta në një fazë tjetër mund të rikthehet.
Programi i njohur ka nxjerrë artistë me emër. Grupi One Direction ka dalë nga X Factor, Olly Murs dhe Little Mix, gjithashtu.
X Factor kishte mesatarisht më shumë se 14 milionë shikues në kulmin e popullaritetit të tij, por shikueshmëria filloi të binte nga viti në vit.