Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka mbërritur në tapetin e kuq ku kryeministri Edi Rama po pret liderët për Samitin e Komunitetit Politik Europian.
Ai theksoi se çdo pjesë e territorit ukrainas duhet të mbete aty,. ndërsa komentoi dhe delegacionin që ka dërguar Rusia për negociata e paqes në Stamboll.
Ai theksoi se ishte gabim që Putin zgjodhi të dërgonte një delegacion të nivelit të ulët.
“Pres me padurim të takohem me ministrat e Jashtëm këtu në Tiranë. Putini beri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët.
Topi është në fushën e tij, ai duhet të luajë, të jetë serioz në gjetjen e paqes, trysnia është mbi të.
Gjë e mirë që Ukraina a ka dërguar një delegacion të mirë për të arritur paqe, i lumtur për rolin që ka marrë përsipër SHBA dhe presidenti Trump për arritjen e paqes”, tha Rutte për mediat.