Showbiz

Shqipëria në finalen e Eurovision, shpërthejnë keq serbët: Këngëtarja bëri shqiponjën me dy koka, do t'iu kushtojë...!

Shkruar nga Liberale

Shqipëria në finalen e Eurovision, shpërthejnë keq

“Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme duke kaluar në finale e Eurovision 2025.

Në momentin kur prezantuesit e festivalit thirrën emirn e Shqipërisë, këngëtarja Beatriçe u shfaq  tejet e lumtur, teksa para kamerës bëri shqiponjën dykrenare me duar.

Por duket se kjo lëvizje e saj, nuk i ka shpëtuar mediave serbe, të cilët kanë reaguar menjëherë duke e quajtur një provokim nga ana e saj. Sipas mediave serbe, nxjerrja në pah të simboleve që kanë ndonjë konotacion provokues, është e ndaluar në Eurovision.

“Kjo do t’u kushtojë një vend, nuk kishte nevojë të provokoheshin serbët”, “Ja, ju i lavdëroni, dhe ata qeshin me ju”,

“Në fund të fundit, si mund ta mbështesë ndonjëri prej nesh Shqipërinë nga zemra?! E di që shumë trashëgojnë budallallëk, por kjo është shumë”, ishin disa prej komenteve të serbëve. 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH