Kronikë

Vrasja e dyfishtë në Vlorë, dyshimet e policisë mbi automjetin që ra pre e atentatit

Shkruar nga Liberale

Ky është automjeti brenda të cilit mbetën dy persona të vrarë nga atentati në autostradën e Vlorës pranë mbikalimit të Panajasë.

Sipas policisë, viktimat janë Geno (Shpati) Lena 37 vjeç dhe Hakim Xhezo 34 vjeç. Trupat e pajetë janë dërguar në morgun e qytetit.

Dyshohet se autorët janë vrasës me pagesë. Ata e kryen krimin në gjakftohtësi, madje janë larguar vetëm pasi janë siguruar për "suksesin" lidhur me ekzekutimin e shënjestrës së tyre.

Të vrarë mbetën 37-vjeçari Shpati Lena dhe 34-vjeçari Haki Xhezo. Mbi mjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonin viktimat është gjuajtur një breshëri plumbash nga 3 armët kallashnikov që u gjetën në “BMW” e djegur nga autorët në Frakull të Madhe të Fierit.

Policia ka bërë tërheqjen e automjetit nga vendngjarja dhe mund të shihet qartë se 60 plumbat që janë gjuajtur e kanë bërë shoshë xhamin e përparmë dhe xhamin në derën e shoferit.

“Benz-“, që dyshohet se është marrë me qera, pasi viktimat udhëtonin në përditshmëri kryesisht me makinë të blinduar është “larë” me gjakun e tyre, duke lënë të kuptohet se intensiteti i sulmit me armë ka qenë tepër i lartë.

Viktimat udhëtonin me një automjet tip Benz kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një tjetër makinë në lëvizje. Për shkak të plumbave, mjeti i tyre humbi kontrollin duke dalë nga rruga.

Autorët u arratisën drejt aksit Levan-Tepelenë, ku në fshatin Çerven u gjet e djegur makina e tyre tip BMW me targa italiane. Brenda mjetit u konstatuan 3 kallashnikovë. Paraprakisht policia dyshon se vrasja ka ndodhur për hasmëri.

Shpati Lena është arrestuar 5 muaj më parë, konkretisht më 23 Mars 2022 në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pasi udhëtonte makinë së bashku me 2 persona të tjerë të armatosur. Njëri nga këta ishte Ariel Kingji 21 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim prej Gushtit 2019 si një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj. Edhe Shpati Lena u akuzua për këtë ngjarje të Gushtit 2019, si personi që ndihmoi të fshihej Ariel Kingjin. Por gjykata e la të lirë Shpati Lenën në masën detyrim paraqitje.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH