Aktualitet

Vrasja e 23-vjeçares në Fier, reagon Inspektori i Lartë i Drejtësisë

Shkruar nga Liberale
Vrasja e 23-vjeçares në Fier, reagon Inspektori i Lartë i

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur një natë më parë në Fier, ku një 23-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti i saj, ndaj të cilit kishte urdhër-mbrojtje.

“Prej momentit të parë, jam duke ndjekur me vëmendje raportimet mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 23 vjecareje nga ish bashkëshorti në Zhupan të Fierit. Ka nisur menjëherë vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve”, thuhet në një reagim të kreut të ILD.

Sabrina Benga u vra mbrëmjen e së premtes nga ish-bashkëshorti i saj Elton Metaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Zhupan të Fierit. 31-vjeçari shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij dhe e qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur.

Elton Metaj, vetëm një vit më parë kishte marrë peng nën kërcënimin e armës për disa orë ish-bashkëshorten dhe gjithë familjen e saj. Për këtë ngjarje ai ishte dënuar, ndërsa kishte dalë nga burgu vetëm 2 muaj më parë.

Familjarët e 23-vjeçares bëjnë përgjegjëse organet e drejtësisë për këtë krim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH