Aktualitet

Votimi i Kodit Zgjedhor/ Meta: Ka ende kohë për reflektim

               Publikuar në : 19:20 - 28/10/20 liberale

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar eurodeputetin gjerman David McAllister, pas thirrjes që i bëri qeverisë për të mos votuar rrëzimin e dekretit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë pa pritur opinion e Komisionit të Venecias.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit, teksa vlerëson qëndrimin e McAllister, shkruan se ka ende kohë për reflektim.

“E falenderoj Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, z.David McAllister, mik i vërtetë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, për angazhimin e tij të sinqertë e të vazhdueshëm, për zgjedhje të lira e të ndershme. Z.McAllister, si askush tjetër, bëri çdo gjë edhe katër vite më parë, që vendi ynë të mos kishte zgjedhje penalizuese për integrimin europian, siç fatkeqësisht ndodhën. Ka ende kohë për reflektim”, shkruan Meta.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back