Vijon procesi i numërimit edhe në Kavajë, ku opozita ka përmbysur rezultatin.
Ka shpërthyer festa në kampin e opozitës pasi fitorja me kutitë e mbetura nuk pritet të ndryshojë asgjë teksa rezultati vjen duke u thelluar.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i koalicionit “BF”, Fisnik Qosja ka marrë kryesimin me 7.508 vota, ndërsa kandidati i PS, Redjan Krali ka 7147 vota.
Deri në këto momente janë numëruar 61 nga nga 92 kuti dhe fitorja e Fisnik Qosjes nga ajo çka ka mbetur duket e sigurt.
[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/liberale.al/wp-content/uploads/2023/05/WhatsApp-Video-2023-05-15-at-20.02.15.mp4"][/video]