Letërsi

"Vera Bekteshi, autorja e UETPRESS fiton çmimin 'Libri i Karantinës'"

Shkruar nga Liberale
"Vera Bekteshi, autorja e UETPRESS fiton çmimin 'Libri i

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Kjo javë i dedikohet shkrimtares, Vera Bekteshi e cila ka fituar çmimin "Libri i Karantinës".

"Vera Bekteshi, autorja e UETPRESS fiton çmimin "Libri i Karantinës"", kështu hapet sot suplementi letrar.

Janë ndarë çmimet e Konkursit “Libri i Karantinës” nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, ku tre autorët më të mirë janë: Vera Bekteshi, Ervin Nezha dhe Lum Gashi.

 Në një ceremoni ku ishte e pranishme dhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti, juria e Konkursit “Libri i Karantinës”, bëri publike 3 autorët fitues mes 82 dorëshkrimeve pjesëmarrëse në këtë konkurim.

Më pas do të lexoni një shkrim me titull: "Gratë e karantinës në librin e Bekteshit". 

"“Grupi Bella ciao” kështu quhet libri me tregime me autore Vera Bekteshin i cili është vlerësuar nga juria e Libri i Karantinës, si vepra më e mirë mes 82 dorëshkrimeve. Historia e 5 shoqeve të cilat përmes një grupi WhatsApp-i, të quajtur “Bella Ciao” ndërtojnë përmes bisedave të zakonshme kohën e koronavirusit, dramacitetin e një ngjarje jo të lehtë për njerëzimin, duke e kthyer në letërsi ka marrë vlerësimet më të larta nga juria."

Për të vijuar me një intervistë me shkrimtaren Vera Bekteshi, fituese e Çmimit Libri i Karantinës, me librin me tregime "Bella Ciao"

 "Vera Bekteshi: E shkruara i dha një kuptim të veçantë qëndrimit në karantinë", kështu titullohet intervista.

"Libri i Karantinës u hapi dyert njerëzve pa zë", një shkrim nga Lum Gashi, fitues me romanin “I liri”.

Një tjetër shkrim me titull "Letërsinë e vērtetë e gjejmë tek Koliqi, Kadare, Camaj" nga Ervin Nezha, fitues me “Përmbledhje me tregime"

Ndërsa për ta mbyllur me një shkrim nga Rita Petro me titull: "Autorët e rinj, befasues tek “Libri I Karantinës”". 

"Ndihem e nderuar që isha pjesë e jurisë “Libri I Karantinës” me kolegë e miq të letrave, Fatmira Aliaj, Ylli Demneri, Loer Kume dhe kolegu nga Kosova, Durim Abdullahu.

Plot 82 dorëshkrime në prozë na u paraqitën në konkurs. Ajo çka na befasoi si juri ishte serioziteti i shumicës së pjesëmarrësve; secili prej tyre ishte munduar të paraqiste një material të punuar përgjithësisht mirë, pavarësisht se mbetet në kuadrin e një dorëshkrimi dhe jo të një libri, i cili kalon të gjitha proceset e botimit për t’u bërë i përshtatshëm për shtyp."

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni të hënën në suplementin “Leteratura”. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH