Aktualitet

Blushi: Nuk lanë as agjentët e UDB pa nxjerrë në ekran kundër Metës

Shkruar nga Liberale

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka bërë një reagim në rrjetet sociale, në lidhje me debatin e ditëve të fundit për raportin e Komisionit të Venecias. Në një status në Facebook, Tedi Blushi thotë se në emisionet televizive, "nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran, për të sharë Presidentin dhe "mbrojtur" Kushtetutën".

Postimi

Sa mirë që mbrëmë rastësisht të gjitha televizionet dhe debatet e darkës u morën me Komisionin e Venecias. Nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran, për të sharë Presidentin dhe "mbrojtur" Kushtetutën. Jetojmë në kohë magjistarësh! Ngarkesat nisen nga Amerika Latine me banane, kapet kokainë dhe del oriz. Të dashur përsheshngrënës, ju bëftë mirë pilafi!

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH