Aktualitet

Vdekja e 34-vjeçarit, arrestohet administratori i kompanisë

Shkruar nga Liberale
Vdekja e 34-vjeçarit, arrestohet administratori i kompanisë

Administratori i një kompanie interneti, Fatjon Reçi, është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mirëditës.

Arrestimi i tij u bë për ngjarjen e ndodhur dje në fshatin Sheshaj, ku një 34-vjeçar me inicialet A.D, duke punuar për shtrimin e kabllorit për kompaninë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. R., 34 vjeç, banues në Rrëshen, me detyrë administrator në një kompani interneti.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj, Mirditë, shtetasi A. D., 34 vjeç, duke punuar për shtrimin e kabllorit për kompaninë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH