Polis

UET pjesë e projektit Horizon Europe/ Realizohet workshop-i i parë në Tiranë për gjeopolitikën dhe sigurinë në Ballkan

Shkruar nga Liberale

UET pjesë e projektit Horizon Europe/ Realizohet workshop-i i parë

Universiteti Europian i Tiranës është bërë pjesë e një projekti Horizon Europe me një konsorcium ndërkombëtar partnerësh prestigjiozë, drejtuar nga NUPI (Norvegji) dhe ECFR (European Council of Foreign Relations).

Projekti quhet "Re-Engage - Re-Engaging with Neighbours in a State of War and Geopolitical Tensions" dhe synon të adresojë disa nga sfidat më të mëdha ndaj demokracive në konsolidim e sipër të Ballkanit Perëndimor dhe Fqinjëve Lindorë të BE-së.

Ky është projekti i parë Horizon në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor për fushën e Gjeopolitikës dhe Politikës së Jashtme i mbështetur nga Komisioni Europian. Projekti synon të asistojë BE-në në ri-dizenjimin e politikës së jashtme në raport me Ballkanin Perëndimor në kuadrin e politikave të zgjerimit.

Në këtë kuadër do të zhvillohet workshop-i i parë në Tiranë, në datat 10-11 qershor 2024, ku do të jenë të gjithë partnerët e konsorciumit.

Pjesë e Workshop-it do të jetë një panel diskutimi, ditën e martë, ora 14.00-15.00, ku do të marrin pjesë:

- Drejtuesja e projektit, Znj. Pernille Rieker nga NUPI si Lider i Koncorciumit,

- Rektorja e UET, Prof. Dr. Drita Kruja,

- Përfaqësues i Lartë nga Delegacioni Europian në Shqipëri,

- Z. Arjan Dyrmishi, Drejtor Ekzekutiv, Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG).

E ftuar në këtë panel është edhe Znj. Mimi Kodheli, Përfaqësuese e Parlamentit të Shqipërisë dhe Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane

Synimi i këtij paneli është të diskutohet mbi sfidat gjeopolitike dhe rolin pengues të Rusisë për demokratizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH