Polis

Projekti WEBJOU/ Studentët e UET dhe universiteteve partnere trajnohen për Data Journalism

Shkruar nga Liberale

Projekti WEBJOU/ Studentët e UET dhe universiteteve partnere trajnohen

Data Journalism është trendi aktual në profesionin e gazetarisë. Përveç daljes në terren, gjetjes së historive njerëzore e personazheve interesante, në kohën e digjitalizimit gazetarët duhet të bëjnë gjithashtu analizimin e të dhënave dhe pajisjen e vetes me mjetet për t'i thjeshtëzuar dhe për të zgjedhur ato që janë më interesante dhe më me vlerë për audiencën.

Data Journalism nuk është një zëvendësim i gazetarisë tradicionale, por një shtesë e saj. Ajo është vetëm fillimi i zhvillimit të praktikave të së kaluarës për t'u përshtatur me internetin. Gazetaria e të dhënave mund të kuptohet edhe si përpjekja e medias për t'u përshtatur dhe për t'iu përgjigjur ndryshimeve në mjedisin informativ - duke përfshirë një tregim më interaktiv, shumëdimensional, duke u mundësuar lexuesve të eksplorojnë burimet që qëndrojnë në themel të lajmit dhe duke i inkurajuar ata të marrin pjesë në procesin e krijimit dhe vlerësimin e tregimeve.

Në këtë kontekst, ka nisur projekti kërkimor WEBJOU, pjesë e Programit Erasmus+, për të krijuar “Kurse të Arsimit të Lartë të Ballkanit Perëndimor në gazetarinë e të dhënave”.

Ai ka bërë bashkë 11 universitete nga Ballkani Perëndimor, mes tyre edhe Universiteti Europian i Tiranës. Projekti synon të promovojë shkëmbimin e njohurive dhe inovacionin multidisiplinar të mësimdhënies dhe të mësuarit në realitetin e Ballkanit, për atë që ka të bëjë me ofrimin e të gjitha njohurive dhe aftësive, veçanërisht nga fusha të tilla si shkenca e të dhënave, statistikat, vizualizimi dhe komunikimi, të nevojshme për të vepruar.

Projekti WEBJOU/ Studentët e UET dhe universiteteve partnere trajnohen

Në kuadër të këtij projekti është zhvilluar në datat 7-10 maj java e parë e trajnimit. Dyzetë studentë nga Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti Mesdhetar i Tiranës, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës u trajnuan nga ekpertë të fushës mbi tematika të tilla, si: open data, data ethics, data discovery and visualization, data collection and cleaning, social media management.

Studentet u trajnuan dhe për përdorimin e platformave të ndryshme për analizën e të dhënave, si Excel dhe Power BI.

Projekti do të pasohet me një javë tjetër gjatë 20-24 maj, trajnim i cili do të mbahet në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës dhe pjesëmarrës do të jenë të njëjtët studentë që u trajnuan në fazën e parë. Në këtë mënyrë ata do të marin njohuri të plota, për t'i bërë pastaj pjesë të punës e zhvillimit profesional.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH