Sport

Edin Dzeko drejt rikthimit në Serie A, Fiorentina pranë marrëveshjes

Shkruar nga Liberale.al

Edin Dzeko drejt rikthimit në Serie A, Fiorentina pranë

Edin Dzeko mund të rikthehet së shpejti në futbollin italian. Sulmuesi i njohur boshnjak, i cili është larguar si lojtar i lirë nga Fenerbahce, pëlqehet shumë nga Fiorentina dhe, sipas mediave italiane, palët kanë arritur një marrëveshje bazë.

Sipas raportimeve, Dzeko pritet të firmosë një kontratë njëvjeçare me klubin “violë”, me opsion për një sezon të dytë. Paga e tij do të jetë rreth 1.8 milionë euro në vit, një shifër e pranueshme për një lojtar me përvojën dhe cilësitë e tij.

Ish-sulmuesi i Romës dhe Interit shihet si përforcimi ideal për repartin ofensiv të Fiorentinës, veçanërisht pas largimit të mundshëm të Moise Kean. Dzeko do të sillte jo vetëm gola, por edhe përvojë dhe lidership në një skuadër që kërkon të përmirësohet pas sezonit të fundit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH