Polis

Akademia e Shkencave ndan çmimet “Pilika” në Konferencën e Matematikës

Shkruar nga Liberale

Akademia e Shkencave ndan çmimet “Pilika” në

Sot në Akademinë e Shkencave u shpallën fituesit e çmimeve shkencore “Pilika”, në një ceremoni solemne si dhe konferencë shkencore “in memoriam”, në 100-vjetorin e lindjes  të Petraq Pilikës, themelues i shkollës shqiptare të matematikës.

Për studiuesin më të suksesshëm të karrierës në matematikë dhe/ose në shkencat kompjuterike brenda dhe jashtë vendit iu dha studiuesit Aleko Minga, me motivacionin:

“Bashkëthemelues i Universitetit të Tiranës; bashkëthemelues i katedrës së matematikës së specialitetit dhe zëvendësdrejtues i saj për 27 vjet përkrah profesor Pilikës; themelues i disa disiplinave të matematikës dhe hartues i teksteve të para universitare të tyre, në mënyrë të veçantë të algjebrës, të teorisë së funksioneve të variablit kompleks dhe të analizës funksionale…”

Akademia e Shkencave ndan çmimet “Pilika” në

Çmimi shkencor “Pilika” për doktoratën më të vlerësuar të studiuesve shqiptarë, mbrojtur e publikuar gjatë periudhës 2010-2023, iu dha studiueses Besiana Çobani, për disertacionin “Studime në teorinë e problemeve të anasjellta për ekuacionet me derivate të pjesshme”. Disertacioni ishte mbrojtur në vitin 2014 në departamentin e matematikës të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës me motivacionin: “Studim i vlerësuar për parashtrimin me origjinalitet dhe me argument të thelluar të problemit të analizës së konditave që kushtëzojnë zgjidhjet e disa tipeve ekuacionesh diferenciale të njohur si ekuacione të keqpërcaktuar, me vlerë teorike dhe me zbatime të shumta në shkencat inxhinierike dhe në fusha të tjera”.

Ndërsa çmimin për punimin më cilësor realizuar nga studiuesit shqiptarë e mori matematikani Kastriot Zoto, autor i disa artikujve të botuar në revista shkencore të indeksuara ndërkombëtarisht, për punimin “Some generalizations for (α – ψ, φ) – contractions in b-metric-like spaces and an application / Disa përgjithësime për (α – ψ, φ) – kontraktimet në hapësira të ngjashme me metrikën b dhe një aplikim”.

Me motivacionin: “Punimi i kushtohet vërtetimit të teoremave të pikës fikse në një konteks të veçantë; duke trajtuar fillimisht konceptin e një pasqyrimi αqsp – të pranueshëm; duke paraqitur disa rezultate të pikës fikse që përfshin kontraksionet αqsp – λ dhe pasqyrimet kontraktive (αqsp – λ) të përgjithësuara në kuadrin më të gjerë të b-hapësirave ose në futjen e hapësirave të ngjashme b-metrike; teorema që përmirësojnë, zgjerojnë, përgjithësojnë dhe unifikojnë një numër rezultatesh ekzistuese në literaturën bashkëkohore; me një rrjedhim me karakter zbatues që buron prej njërës prej teoremave të propozuara nga autorët, për të provuar ekzistencën e zgjidhjes të një ekuacioni integral”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH