Universitet

Përmbyllen në UET dy projektet Jean Monnet të BE-së: Edukim, partneritet dhe kurrikula të reja për integrimin

Shkruar nga Liberale

Përmbyllen në UET dy projektet Jean Monnet të BE-së: Edukim,

Universiteti Europian i Tiranës dhe Zyra për Projekte dhe Ndërkombëtarizim zhvilluan përmbylljen e dy projekteve tre-vjeçare Jean Monnet, të financuara nga Bashkimi Europian. Aktiviteti erdhi sëbashku me Konferencën Ndërkombëtare Ditët e Studimeve Shqiptare, duke qenë se tematika qendrore ka qenë eksplorimi dhe studimi i çështjeve të integrimit në BE, për të kontribuar në shtimin e njohurive mbi këtë fushë, dhënien e rekomandimeve, forcimin e bashkëpunimit rajonal drejt një rruge të përbashkët europiane.

Në 2022-in, UET dhe presidenti i këtij universiteti, prof. asoc. dr. Selami Xhepa, u bënë të vetmit në rajon që fituan projektin Jean Monnet Chair, të titulluar “FinancialAL-EU: Rritja e njohurive për procesin e integrimit evropian tek studentët në Ballkanin Perëndimor". Në konferencën përmbyllëse, prof. Xhepa u shpreh krenar për mbajtjen e karriges dhe kostumit Jean Monnet, duke specifikuar se fokusi i projektit ka qenë integrimi i agjendës evropiane në kurrikulën universitare, e më specifikisht përvetësimnin e njohurive në çështjet financiare me theks në politikën monetare, tregjet dhe sistemin bankar.

Përmbyllen në UET dy projektet Jean Monnet të BE-së: Edukim,

“Ka pasur shumë inovacion institucional, kështu që e kemi përfshirë në programin master, dhe mendoj se ky ka qenë një rezultat konkret. Por përveç kësaj, kemi përfshirë edhe mësimdhënien për programin bachelor.”
Pjesa më interesante në këtë projekt, sipas tij, ka qenë organizimi i tryezave të rrumbullakëta me nxënës të shkollave të mesme në të gjithë vendin, duke u befasuar nga cilësia dhe interesi i brezit të ri për çështjet evropiane. Sa i përket kërkimit shkencor, presidenti Xhepa theksoi se ka qenë i përqendruar në politikat industriale, duke gjetur aty arsyen e agjendës konkurruese të BE-së. “Përveç mësimdhënies, kam pasur mentorimin e studentëve në programin master, tezat e të cilave kanë të bëjnë me çështjet e integrimit evropian.”

Projekti i dytë i prezantuar ishte pjesë e Jean Monnet Center of Excellence, i titulluar: "EU FUTUR- Përmirësimi i njohurive mbi procesin e integrimit në BE tek studentët universitarë në Ballkanin Perëndimor". Ai u realizua si partneritet mes disa universiteteve të rajonit: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina dhe Italia.
Pedagogia e Universitetit Europian të Tiranës, prof. asoc. Elona Shehu, në rolin e koordinatores së këtij projekti, tha se puna e tyre ka konsistuarnë  promovimin e njohurive mbi tre aspekte të rëndësishme të integrimit në BE, të lidhura me njohuritë e përgjithshme, kapitujt e integrimit në BE dhe procesin pas anëtarësimit.

Përmbyllen në UET dy projektet Jean Monnet të BE-së: Edukim,

“Kemi analizuar 39 institucione të arsimit të lartë, të gjitha programet dhe kurset e tyre, dhe kemi arritur në konkluzionin se mungojnë kurset për Bashkimin Europian në fushën e arsimit apo administratës ekonomike”, theksoi Shehu.

Në kuadër të këtij projekti 3-vjeçar, u zhvillua një kurs për studentët e nivelit bachelor në UET, u organizua një pyestësor në katër vende të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedoni e Veriut), si dhe u kryen disa punime shkencore mbi këtë çështje. Shehu sqaroi se në fund dolën me disa rekomandime për universitetet dhe qeverinë në kaudër të përmirësimit të njohurive për unionin.

Përmbyllen në UET dy projektet Jean Monnet të BE-së: Edukim,

Duke ndarë eksperiencën nga Shkolla e Shkencës dhe Teknologjisë së Sarajevës, prof. Belma Ramic, tha se Departamenti i Shkencave Politike ofron kurse për BE-në, por gjithsesi ata zhvilluan disa trajnime të hapura për studentët nga universitete të tjera, ndërsa ishin të ftuar ekspertë të industrisë, për të sqaruar sfidat e ardhshme. Ajo e quajti një histori suksesi bashkëpunimin me UET, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit për rrjetëzimin e studentëve dhe përgatitjen drejt së njëjtës rrugë.

Përmbyllen në UET dy projektet Jean Monnet të BE-së: Edukim,

Pedagogu i Kolegjit Universum në Kosovë, prof. Valon Murati, foli për nevojën e më shumë kurseve të specializuara në fusha të caktuar, të tilla si bujqësi, politika monetare, drejtësi, dhe rritjen e numrit të specializantëve në institucionet evropiane. “Kemi organizuar shumë tryeza të rrumbullakëta, shumë leksione publike me palë të ndryshme të interesuara, nga Ministria e Arsimit te BE-ja, delegacioni në Kosovë, deri te organizata të tjera me rëndësi të lartë për shoqërinë. Dhe kjo ishte e dobishme për ta, por edhe për ne si universitet, si profesorë dhe si studentë.”

Prof. Diturije Ismaili nga universiteti “Nënë Tereza” në Maqedoninë e Veriut vlerësoi bashkëpunimin dhe partneritetin e vazhdueshëm me UET. Duke u fokusuar te Jean Monnet, ajo theksoi se edhe në Maqedoninë e Veriut nuk munguan aktivitetet, takimet, diskutimet, leksionet e hapura me studentët.

Përmbyllen në UET dy projektet Jean Monnet të BE-së: Edukim,

“Dua të theksoj domosdoshmërinë për bashkëpunim të strukturuar midis universiteteve, institucioneve publike dhe industrive në Maqedoninë e Veriut, sepse universitetet po prodhojnë ekspertë të kualifikuar në çështjet e BE-së, ndërsa organet shtetërore duhet të mbështesin të diplomuarit me mundësi karriere që të shfrytëzojnë përvojën e tyre”, theksoi Ismajli. Më tej, ajo e cilësoi partneritetin si jetik për integrimin e rajonit.

Profesori nga Universiteti i Bolonjës, prof. asoc. Francesco Privitera, njëkohësisht drejtor i Istituto per Europa Centro Orientale e Balcanica tha se i ka kushtuar gjithë jetën rrjetëzimit dhe partneriteteve. Duke e cilësuar Jean Monnet Center of Excellence një projekt të suksesshëm, ai tha se vizioni i tij është krijimi i disa qendrave Jean Monnet në Ballkanin Përëndimor, që të bashkëpunojnë ngushtësisht me Jean Monnet brenda Bashkimit Evropian.

Përmbyllen në UET dy projektet Jean Monnet të BE-së: Edukim,

Po ashtu, ai foli edhe për bashkëpunimin e frytshëm me UET, projektet dhe sfidat e ardhme, krijimin e diplomave e përbashkëta, mes universiteteve rajonale dhe atyre të BE-së.
“Kjo është e ardhmja për rajonin dhe Bashkimin Evropian. Nëse jemi në gjendje ta bëjmë këtë, dhe kjo është një përpjekje e përbashkët, jam i sigurt se ata do ta bëjnë të mundur përshpejtimin apo përfundimin e këtij procesi shumë të gjatë të integrimit të rajonit në Evropë. Ne po ju presim, të paktën brezi im që mori pjesë në proces me shumë entuziazëm që nga fillimi. Por jam i sigurt që mund të gjejmë edhe mbështetjen e brezave më të rinj, sepse ata janë më shumë evropianë se ne.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH