
Kjo ditë do të ishte plot gëzim për familjen Cani, ku djali i tyre i madh, Martini, do të mbushte 15 vjeç.
Por ky përvjetor, ndryshe nga çdo tjetër, nuk u prit me festë. Prindërit e Martinit u zgjuan me një boshllëk në zemër.
Me lule të bardha duke shkruar emrin e djalit të tyre, dhe disa tullumbace, ata shkuan këtë të diel në varreza.
“Martin, ylli më i bukur i qiellit”, shkruhej në një kornizë që ata lanë pranë varrit të tij.
Martini iku nga kjo botë shumë shpejt. Ai humb jetën më datë 18 nëntor, jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Bashkëmoshatari i tij, Mario Perlleshaj akuzohet si auto i ngjarjes.
Nga sherri mbeti i lënduar edhe shoku i Martinit, Luis Meçja.