Në Foto: Piktura e një publiku në Athinë gjatë [përfaqësimit të] 'Agamemnon' 1884 nga Sir William Blake Richmond
Libri i ri i Josephine Quinn rishqyrton atë që njerëzit mendojnë se dinë për qytetërimet, sipas një artikullit të fundit nga The Economist
I pyetur se çfarë mendonte për qytetërimin perëndimor, Mahatma Gandhi citohet të ketë thënë se një gjë e tillë “do të ishte një ide e mirë” nëse do të ekzistonte. (Perëndimi, sugjeroi ai, nuk ishte edhe aq i ndritur.)
Por siç e bën të qartë Josephine Quinn në librin e saj të fundit, qytetërimi perëndimor ka qenë gjithmonë një ide e keqe, ose në çdo rast një ide e gabuar.
Të ndash historinë, në një grup qytetërimesh të dallueshme dhe në thelb të pavarura është një kërkim i gabuar që ka shtrembëruar në mënyrë të rrezikshme të kuptuarit tonë për botën, pohon zonja Quinn. “Nuk janë popujt që bëjnë historinë, por njerëzit dhe lidhjet që ata krijojnë me njëri-tjetrin.”
Zonja Quinn, një historiane dhe arkeologe që jep mësim në Oksford, në librin e saj që përbëhet nga 500 faqe, mbi tezën e saj që shkaktoi debat ka hedhur poshtë ato që brezat e nxënësve të shkollave në mbarë kontinentin janë mësuar të krenohen për dekada më radhë, si arritje evropiane. Në vend të kësaj, autorja përmes librit shkatërron konceptin themelor të asaj që ajo e quan "të menduarit civilizues".
“Argumenti i saj është i thjeshtë, bindës dhe meriton vëmendje”, - shkruan “The Economist” - në një artikull të fundit me titull “Historia e Perëndimit nuk është ajo që keni mësuar në shkollë”, që merr në analizë librin e Josephine Quinn “How the world Made the West”.
/Liberale.al/