Aktualitet

Universitet hapin dyert për maturantët, degët më të kërkuara në ditët e para të regjistrimeve

Shkruar nga Liberale
Universitet hapin dyert për maturantët, degët më të

Studentët të cilët kanë kryesuar listën e fituesve në Universitete i janë drejtuar të martën (29 gusht) dyerve të institucioneve të arsimit të lartë për të bërë realitet ëndrrën e tyre, duke u regjistruar në programin e preferuar të studimit.

Mësohet se interesi ka qenë i lartë që në ditën e parë të regjistrimeve. Interesi më i lartë përsa i përket universiteteve publike është në edhe këtë vit në Universitetin e Tiranës.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, ka sqaruar se gjatë dy orëve të para të mëngjesit janë regjistruar mbi 1 mijë studentë dhe në krye të listës qëndrojnë degët inxhinierike, shkencat mjekësore dhe ato ekonomike.

"Kemi pak a shumë rreth 90 maturantë të regjistruar në Universitetin e Tiranës. Universiteti i Mjekësisë gjithashtu ka një ecuri të mirë, rreth 50 maturantë të regjistruar, Bujqësori me rreth 60 maturantë të regjistruar është një shenjë e mirë," shpjegon drejtori Xhelaj.

Ashtu si çdo vit, gjatë raundit të parë pritet të ezaurohen pjesa më e madhe e kuotave. Procesi i regjistrimit këtë vit do të zhvillohet nëpërmjet dy raundeve dhe pritet që gjithçka të përmbyllet në 10-ditëshin e dytë të muajit tetor.

Referuar shifrave, kanë aplikuar gjithsej 6 872 maturantë për në degët e universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" ndërsa janë 1 840 kuota në dispozicion për 6 fakultetet e tij, përfshirë dhe programet me karakter profesional që ofron ky universitet.

Ndërkohë ky proces ka nisur edhe në Universitetin "Eqerem Çabej" në Gjirokastër. Në total në këtë fazë të parë janë shënuar 1 598 aplikime. Sipas zëvendës rektorit, Jaho Canaj, kjo shifër është në rritje, pasi bëhet fjalë për 350 aplikime më shumë se vitin e kaluar. Kërkesat më të mëdha sipas tij, janë për degët e ekonomikut dhe infermierisë.

Universiteti “Fan Noli” i Korçës ka afishuar listat e fituesve për të gjitha programet e studimit, ndërsa të gjithë kandidatët nga e marta e 29 gushtit mund të regjistrohen në programet e studimit ku janë shpallur fitues.

Drejtori i Drejtorisë së Kurrikulës, Artur Prifti tha se maturantët për të gjitha programet e studimit mund të regjistrohen pranë Fakultetit të Ekonomisë, te qendra për informimin e studentëve.

Këtë vit interesi më i madh është për programet prioritare të cilat do të mbështeten nga qeveria me një bursë prej 40 mijë lekësh në muaj, por nuk mbeten pas edhe programet e tjera si infermieria, sportet apo programi i financës. Sipas Priftit është ende herët të flitet nëse do të ketë programe të rrezikuara për këtë vit pasi për një gjë të tillë do të duhet të mbyllet faza e parë e regjistrimeve.

Ka një interes në rritje edhe në Universitetin Bujqësor, për shkak shumë degë janë shpallur prioritare dhe studentët që do t’i ndjekin ato do të financohen me pagë minimale nga buxheti i shtetit.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH