Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, ku do të gjeni jo vetëm lajme politike, por të zhanreve të ndryshme, si dhe analiza për çështje të rëndësishme.
Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile i cili titullohet: “Është pushteti informal budalla!
Ndërsa te rubrika “Historia” do gjeni një shkrim me titull: “Nacionalizmi, Shqipëria etnike dhe lëvizja N,-ÇL,” nga Eugjen Merlika.
Po ashtu, më tej në këtë rubrikë vjen shkrimi “Sindroma siriane në Libi”, nga Angelo Panebianco.
Në rubrikën “Profil” do gjeni: “Ivanaj Junior: Një engjëll në vendlindjejn e Giovani Boccaccio-s” nga Vladimir Myrtezai.
“Departamenti i Arteve të Aplikuara në UET mbyll 2019 me tre aktivitete artistike, nga ekspozita për Da Vincin tek koncertet e Jazz dhe të Krishtlindjeve” e gjeni në rubrikën “Campus”.
Gjithashtu do të gjeni edhe: “Pëllumb Kulla 80 vjeç, UET organizator i spektaklit për ditëlindjen e "Mark Tuenit" shqiptar.
Dhe për ta mbyllur një analizë e pedagogut të UET, Kristaq Xharo e titulluar: "Interesat kombëtare nuk mbrohen as me bajlozë e as me rapsodë..."
Për më tepër lexoni Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale