Aktualitet

UET-Pandemia “modelon” zgjedhjet e degëve për 2020-2021

Shkruar nga Liberale
UET-Pandemia “modelon” zgjedhjet e degëve për 2020-2021

Pandemia COVID-19 ka prishur çdo aspekt të jetës sonë. Edhe para fillimit të krizës, integrimi social dhe ekonomik i të rinjve ishte një sfidë e vazhdueshme.

Studiuesit theksojnë se nëse nuk ndërmerren veprime urgjente, të rinjtë ka të ngjarë të pësojnë ndikime të rënda dhe afatgjata nga pandemia. Për studentët e ardhshëm që kërkojnë të fillojnë universitetin për vitin akademik 2020-2021, pandemia Covid19 ka krijuar një qasje të pasigurt.

Me kaq shumë dyshime se si do të ndikohet në jetën universitare apo a do të jetë programi i studimit i vlefshëm pas 3 apo 5 vitesh studimi në këtë situatë që e gjithë bota po kalon, i ka bërë studentët e ardhshëm të mendojnë dy herë për degën që zgjedhin, e cila do jetë rruga e karrierës së tyre në të ardhmen. E gjithë kjo eksperiencë e fituar gjatë kësaj periudhë 6-mujore, ku, krahas krizës shëndetësore, po shoqërohet edhe me krizën ekonomike dhe të humbjeve të vendeve të punës. Në këto kushte, maturantët e këtij viti e kanë reflektuar dhe janë drejtuar nga programet e studimit, të cilat u japin atyre më shumë siguri për një pozicion pune kur ata do të diplomohen.

RASTI I UET

Këtë konkluzion ka nxjerrë Universiteti Europian i Tiranës, ku tendenca e regjistrimeve gjatë raundit të parë në universitet ka treguar se maturantët janë më shumë të drejtuar nga degë me dije të aplikuara, që i orienton dhe i fokuson më shumë ata drejt profesionit dhe mjeshtërive. Ky vendim i tyre për të ndjekur këto programe studimi në UET, si Inxhinieria Informatike, ajo e Ndërtimit e Industriale, por gjithashtu shumë të kërkuara janë edhe profilet e Teknologjisë së Informacionit, si dhe programet e Shkencave Mjekësore Teknike.

Efektet e pandemisë së Covid-19 vetëm sa i përforcuan interesat e studentëve se ashtu siç po ndodh edhe në universitetet perëndimore, edhe në Shqipëri ky trend do të vinte së shpejti. Tendencë, së cilës Universiteti Europian i Tiranës iu përgjigj para tri vitesh, ku me riorganizimin e fakulteteve zgjeroi dhe ofertën e tij akademike, nga 3 fakultete që kishte më parë iu shtuan edhe dy të tjera, ai i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës si dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike.

Periudha e vështirë që kaluam gjatë gjashtë muajve të kaluar si shkak i pandemisë së Covid-19, ka ndikuar edhe në mënyrën sesi do të zhvillohet procesi mësimor në universitete.

Drejtuesit e UET gjatë periudhës së izolimit u përgjigjën shpejt duke kaluar në mësimin në distancë për pjesën e mbetur të vitit akademik 2019, por ata tani përballen me një sfidë të re: Nëse mbyllja me sukses e vitit akademik 2019-2020 nëpërmjet sistemeve të informatikës ishte një vendim adhoc për një zgjidhje të momentit, për vitin e ardhshëm UET tashmë ka ngritur strategjinë e tij për procesin e mësimdhënies. Ky proces, i cili shumë shpejt do të dalë edhe me vendim të Senatit Akademik, do të jetë i kombinuar ndërmjet sistemeve virtuale dhe auditorit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH