Aktualitet

UET kujton tre vjetorin e ndarjes nga jeta të Gilman Bakallit

Shkruar nga Liberale
UET kujton tre vjetorin e ndarjes nga jeta të Gilman Bakallit

(Foto: Irena Bakalli, mban në duar librin e Gilman Bakallit "Alfabeti i tranzicionit", botim i UET Press)

Universiteti Europian i Tiranës të hënën përkujtoi tre vjetorin e ndarjes nga jeta të profesor Gilman Bakallit, ku për nder të tij, ngriti grupin e kërkimit shkencor ndërdisiplinar “Interdisciplinarity Research Group”. Në promovimin e këtij grupi, mori pjesë edhe Irena Bakalli, bashkëshortja e të ndjerit profesor Gilman Bakalli.

Gilman Bakalli dha një kontribut prej 15 vitesh në mësimdhënie, në fushën e letërsisë, në përkthim, komunikimin ndërkulturor dhe teoritë e komunikimit. Ai u diplomua në gjermanistikë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, por vitet e fundit u angazhua edhe si pedagog në Universitetin Europian të Tiranës.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH