
Ish-deputeti dhe pedagogu Mark Marku ka komentuar detyrën e re që i është besuar sot, ku është zgjedhur drejtuesi politik i PD-së për Lezhën.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Marku deklaroi se e kishte të vështirë që të kthehej sërish në skenën politike dhe të futej në listat e PD-së për kandidatë për deputetë.
"Unë kam pasur ftesa vazhdimisht që të shkojë, që është e nevojshme, pasi nga strukturat kërkonin që të shkoja. Është dashur që të marr një vendim. Kam një pozicion të tillë dhe jam i përkushtuar ndaj gjësë që bëj vet. E kam menduar gjatë dhe e kam pasur të vështirë që të marr një vendim. Në kushtet e tjera s’do e merrja", u shpreh Marku.