Ngjarja shokuese e mbrëmshme ka tronditur jo vetëm miq, familjarë e të njohur të portierit të Partizanit, por edhe dashamirës të sportit.
Ish-portieri i Kukësit, Skënderbeut dhe sëfundmi i Partizanit, Aldo Teqja, është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku ai banonte.
Më herët doli se Teqja ishte ngjitur në apartament, pas një zënke me të fejuarën.
Ndërsa burime për Top Chanel bëjnë me dije se Teqja në momentin e hedhjes, 24 vjeçari kishte në duar bizhuteri të arta që dyshohet që të jenë të fejuarës së tij.
Ndërkohë, sipas “Panorama Sport”, mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës ka qenë një gjendje e rënduar dhe e vështirë për shumë prej të njohurve që prisnin lajme për jetën e portierit.
Përveç shumë pak informacioneve në qarkullim, është mësuar që e vetmja që mund ta shihte djalin në reanimacion, ishte nëna e portierit. Ndërsa porositë e stafit mjekësor kanë qenë shumë të rrepta.
“Mamaja e tij nuk duhet të qajë. Përgatiteni, bëjeni gati që ajo të futet dhe ta shohë të birin që është mirë. Ama nuk duhet absolutisht që të qajë sepse djali bëhet keq. Vetëm ajo të ngjitet që ta shohë”, ka thënë një pjesëtare e stafit, shkruan “Panorama”./Gazeta Liberale